.
×

Mielli i Kosovës nuk i përmbush standardet e BE-së, bllokohet në kufi



Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë ka vendosur që të bllokojë miellin që ka nivel të proteinës nën 12.5%. Sipas matjeve të tyre, cilësia e tashme e miellit nuk dallon shumë nga krundet, që shfrytëzohet për kafshët. Ky standard i vendosur nga Qeveria shqiptare ua pamundëson prodhuesve të miellit në Kosovë eksportin e tij.

Në AVUK thonë se nuk dinë për vendimin, kurse Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë thotë të ketë ngritur këtë problem me autoritetet homologe nga Shqipëria, shkruan Koha Ditore.

Prodhuesit e miellit në Shqipëri janë ankuar se në tregun e këtij vendi po shitet në masë miell i importuar nga Serbia dhe Kosova, i cili, sipas tyre, ka një nivel të proteinës thuajse të njëjtë me miellin që u jepet bagëtive.