[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri Zemaj me kritika të ashpra për tubimet në Podujevë



Ministri Zemaj kritikon ashpër tubimin e qytetarëve në Podujevë, thotë se janë të pa moralshme. Përkundër situatës me pandeminë, u vendos që zgjedhjet të mbahen me disa rregulla.

Me masat e reja të qeverisë, ndalohet edhe grumbullimi i njerëzve.

Por, këto rregulla nuk i penguan simpatizantëve të LVV, që të Dielën u tubuan pranë selisë së kësaj partie në Podujevë.

Këta të fundit zgjodhën që rezultatet ti presin këtu, e jo në shtëpi.

Numri i tyre veç po shtohej.

Shumë prej tyre as nuk po mbanin maska.

Kështu qëndruan për disa orë.

Dikur filluan pranë turmës kaluan edhe anëtarët e LVV-së.

Një numër i vogël i pjesëtarëve të Policisë erdhën për të mbajtur rendin.

Por prania e tyre u shpërfill.

Pas rezultatit të zgjedhjeve, këtu doli edhe vetë kryetari i ri i Komunë së Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Këtij të fundit duket se po i pëlqente kjo lloj përkrahje.

E për një fjalim rasti doli edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Kjo gjë bëri qytetarët të grumbullohen edhe më shumë e të mos mbajnë distancë.

Në fund Kurti u kërkoi qytetarëve të shkojnë në shtëpi.

Gjithë këtë situatë, gjatë të Hënës e ka kritikuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Ato pamje kanë qenë sfidues për Policinë edhe për Inspektoratin, ishin të pamoralshme dhe jo etike kjo ishte rrezik për shëndetin publik”, Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë

Në lidhje me këtë për T7 kanë folur edhe LVV.

Zyra për Media, LVV

“ Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt politik, jo institucion përgjegjës për mbajtjen e rendit publik. Gjatë asaj kohe, në Podujevë ka qëndruar edhe ministri i Punëve të Brendshme. Llogaridhënie duhet të kërkoni tek ministria e Punëve të Brendshme dhe ministri i saj për dështimin e tyre në mbajtjen e rendit dhe zbatimin e vendimeve të qeverisë. Për këto raste ekzistojnë këto institucione. Ne nuk kemi bërë thirrje për grumbullim, përkundrazi kemi bërë thirrje për shpërndarje.”

E një situatë e tillë ishte edhe tek Selia e LDK-së.

Kandidati për kryetar nga kjo parti, Nexhmi Rudari për këtë tubim i kishte vënë fajin mediave, pasi sipas tij qytetarët kur panë mediat erdhën aty për të shprehur simpatinë dhe qëndrimet e tyre.

T7 ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të pyetur se a kanë ndërmarrë diçka në lidhje me këto shkelje.

Zyra për informim kanë bërë me dije se rreth 400 zyrtarë policor janë angazhuar me detyra specifike për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunën e Podujevës.

Ata kanë bërë me dije se janë shqiptuar 300 masa administrative në rajonin e Prishtinës e ku përfshihet edhe Podujeva.

Menu Title