.
×

“Mos u çuditeni me sharlatanizmin e Edi Ramës që vishet si Hamid Karzaji e shkon në Londër me patika “adidass”



Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se kosovarët nuk kanë pse çuditen me sharlatanizmin e Edi Ramës, e as pse ai i fyen politikanët e Kosovës.

Sipas Nitajt, në Kosovë duhet tmerruar se si Edi Rama vazhdon ta fyej e ta poshtërojë, ta luftojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar, që është ndër më të panënshtrueshmit në tokë, e ai hala e duron.Postimi i plotë i Nitajt:

Ne në Kosovë nuk kemi pse çuditemi me sharlatanizmin e Edi Ramës që vishet si Hamid Karzaji e shkon në Londër me patika “adidass”!

Ne s’kemi pse habitemi edhe kur ai i fyen politikanët në Kosovë e u thot edhe gënjeshtarë!Ne s’kemi pse merzitemi kur ai krijon aleanca me Vuçiqin e Serbinë, e cila hala i përligj masakrat e pushtetit të Millosheviqit në Kosovë, (u tha se ai gjatë kohës se këtyre masakrave paskësh qenë në Paris) sepse alenca të tilla kemi mbijetuar edhe më parë !

Por ne në Kosovë duhet të tmerrohemi se si Edi Rama vazhdon ta fyej e ta poshtërojë, ta luftojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar, që është ndër më të panënshtrueshmit në tokë, e ai hala e duron! MN