[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Moti nesër në Kosovë, ja temperaturat



Dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët. Vranësirat gjatë orëve të vona parashihen 
të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore të 
intensitetit të dobët deri mesatar. Në fushat barike pritet të ketë luhatje gjë që do të ndikoj që masat 
ajrore të jenë më aktive, prandaj cilësia e ajrit pritet të ketë një përmirësim gradual. Temperaturat 
minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin 
ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga kuadrati verilindor me shpejtësi 1-6m/s, njofton
Instituti Meteorologjik i Kosoves percjelle Botapress.
Menu Title