.
×

Nagavci e VV-së: Jo domosdoshmërisht Presidenti duhet të jetë nga LDK-ja



Posti i presidentit është shndërruar në një ‘mollë sherri’ për LDK-në e Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e koalicionit qeverisës.
Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që ai të bëhet me marrëveshje të përbashkët, por LDK po kërkon që propozimi të bëhet nga ata, transmeton Indeksonline.
Deputetja e LVV-së ,Arbërie Nagavci për KP beson se posti i presidentit nuk duhet të jetë kuadro i LDK-së.
“Jo domosdoshmërish duhet të jenë kuadro të LDK-së. Ne e kemi shprehur të qartë se do të dëshironim që të kemi një person i cili paraqet unitetin e popullit. Bashkë me LDK-në do të angazhohemi që të gjejmë një person, kandidat ose kandidate i cili në mënyrën më të mirë do të paraqiste unitetin e popullit”, thotë Nagavci