.
×

Naser Rugova nuk do të jetë deputet, nuk e fajëson LDK- në për humbje



Botapress- 13 Tetor Ish-deputeti I LDK së Naser Rugova përmes një postimi në Facebook ka k9nfirmuar se nuk do të jetë deputet I legjislaturës se ardshme të Kuvendit të Kosovës. Por Rugova nuk ka akuzuar LDK në për humbje. Ja postimi I Naser Rugovës me Facebook:

Të dashur miq,

Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si antar dhe veprimtar, gjithnjë i përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime. Mirë u takofshim në angazhimet tona të ardhshme.