[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndeshen dy vetura në Runik, pesë të lënduar



Botapress 17 Janar – Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Istog, saktësisht në fshatin Runik. Sipas informatave të fundit nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura nga ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar, Avni Zahiti, nga Policia e Kosovës.

“Nga informatat e deritanishme që kemi, raportohet për një aksident trafiku me të lënduar i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Istog, në fshatin Runik. Në aksident janë përfshirë dy vetura civile, derisa pesë persona kanë kërkuar tretman mjeksor”, ka konfirmuar Zahiti për Express.

Pesë të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Menu Title