[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndeshje e rëndë në Mramor, ka të lënduar



Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes nje veture dhe një furgoni, sot në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën e ka bërë të ditur Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Apelojme tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, t’u përmbahen shenjave që kufizojneë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësia është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, tha Hoxha ndër të tjera.

Menu Title