.
×

Ndeshje në Prizren, një person lëndohet rëndë



Botapress 19 Nëntor – Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore .Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ku një person derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e cila është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.