.
×

Nuk arriti të bëhet deputet, reagon Gani Dreshaj: M’i vodhën votat



Anëtari i AAK-së, Gani Dreshaj ka lajmëruar përmes një statusi se nuk është në listën e deputetëve të AAK-së.Dreshaj ka lajmëruar se është i pari në pritje për t’u futur në parlament nga lista e AAK-PSD.Tutje, ai shtoi se ka pasur vjedhje masive të votave të kandidatëve, por ai nuk do të bëjë ankesë në KQZ.

Në fund i dha një këshillë kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj për të bërë ndryshime rrënjësore.Ky është postimi i plotë itij:Të dashur qytetarë, ju 6414 votues të mi

Kam obligimin të iu njoftoj se nuk jam në listën prej 14 deputetëve të AAK-së nga zgjedhjet e 6 tetorit.Jam kandidati i parë në pritje për tu futur në parlament nga lista e AAK-PSD.

Nuk kam bërë asnjë ankesë në KQZ, dhe nuk do të bëj fare as tani. Por, më duhet ta them se në zgjedhje kishte vjedhje masive në votat e kandidatëve dhe kjo është shqetësuese për demokracinë dhe sistemin zgjedhor në vend.Mjafton të shikoni rezultatet nga disa kuti të rinumëruara, për tu bindur në këtë. Megjithatë, nuk më mbetet zhig që s’jam në mesin e 14 deputetëve të zgjedhur në parlament.Të jesh deputet, nuk do të thotë të marrësh pagë, por të kontribuosh për vendin tënd.

Dhe, kontributin tim për Kosovën nuk do ta ndalë asnjëherë. Nëse nuk je hajri i shtëpisë tënde, nuk do të jesh as i shoqërisë.Jam i bindur se Ramush Haradinaj vazhdon të jetë lider që sot më shumë se kurrë i duhet Kosovës, por që forca e tij duhet të shtohet me ndryshime rrënjësore në parti.Një përshëndetje e falënderim për të gjithë ju, nga Hamburgu i bukur. U pafshim për të mirë.