.
×

Odeta e Bujar Nishani përkrah çiftit presidencial amerikan



​Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dhe zonja Odeta Nishani kanë marrë pjesë në pritjen e dhënë nga Presidenti i SHBA Barack Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një foto të publikuar në faqen e presidencën Presidenti Nishani dhe bashkëshortja e tij shfaqen përkrah çiftit presidencial amerikan.

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 24:00, Presidenti Nishani do të mbajë fjalën në debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 69’të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.