.
×

Pamje të rënda, babai me dy fëmijë nxirren nga rrënojat që shkaktoi tërmeti në Turqi



Një video rrënqethëse është publikuar nga tërmeti i Turqisë. Deri më tani janë konfirmuar gjashtë viktima, teksa është publikuar edhe një video ku një baba ka mbuluar fëmijët me trupin e tij, por fatkeqësisht të gjithë kanë humbur jetën.

Numri i viktimave pritet që të rritet, nga tërmeti 6.8 ballësh i shkallës rihter që përfshiu vendin aziatik. Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu, ka bërë të ditur se deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën gjashtë persona.

Sipas Sojlu, dy persona tjerë janë dërguar në spital, pasi kanë pësuar lëndime.

“Kemi ngritur grupe vëzhgimi, të gjithë janë në krye të detyrës”, është shprehur ai.

“Në Sivrixhe ka 4-5 ndërtesa të shembura. Katër bashkëkombës kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar”, ka njoftuar Sojlu.

“Në Elazig janë 10 banesa që kanë pësuar dëmtime”, ka treguar ai.