[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Paratë mos i mbani turshi”



Labinot TahiriLabinot Tahiri ka këshilluar të gjithë me një postim në rrjete sociale.Këngëtari, ka treguar se ka dhuruar një shumë parash rreth 2500 euro.

Nëpërmjet një postimi ka treguar se ka ndarë 2500 euro për fëmijët e familjarëve të Grupit Kumanova, ndërsa thekson se i ka gati projektet e reja por nuk ka treguar datë të saktë të lansimit deri në normalizimin e situatës me koronavirus.

“Mirëdita të gjithëve! 🕊🌹🕊Këngët e mia i kam gati për ti publikuar, por pasiqë qytetarët dhe femijët kanë telashe tjera shkollore derisa përfundimisht të kaloj pandemia nuk po i publikoj.

Pas donacionit 5000€ për studentët, ne kemi ndarë 2500 për fëmijêt që janë në shkolla, të familjarëve të Grupit Kumanova! Bëhet fjalë për 50 fëmijë nga 50 euro! Po ashtu edhe për 10 fëmijë të tjerë Ipod për të mesuar online! Me rëndesi neve na bjen ndermend, e kush është edhe më i Zoti lë të dhurojnë donacione për shumë fëmijë se edhe ashtu PANDEMIA NA DEMTOI TË GJITHËVE. Parat mos i mbani “TURSHI”. DHURONII. Labi FKSH”, ka shkruar Labi.

Menu Title