[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PDK në Kamenicë i reagon kryetarit të komunës



Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Kamenicë kanë reaguar lidhur me reformat në arsim, duke thënë se kjo ka rezultuar si e dështuar dhe ka lënë shumë pasoja te nxënësit.

“Sot kryetari i Komunës e pranoi dështimin e “reformës” së arsimit e cila nisi me një çasje armiqësore me qytetarët, duke u përpjekur të imponoj vendime arbitrare që quan në mbylljen e përkohshme të disa shkollave. Pezullimi i “reformave” nga kryetari i Komunës për shkollat e fshatrave Koretin dhe Topanicë, është rikonfirmim i qëndrimeve të PDK-së se shkollat nuk guxon dhe nuk mund të mbyllen me vendime arbitrare dhe pa konsultim me komunitetin”, shkruhet në komunikatë.

Nga PDK-ja kanë ftuar prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkollat ku kanë ndjekur mësimet mësimet gjithmonë.

“ PDK kërkon nga Komuna e Kamenicës që të rishikoj edhe vendimin e mëparshëm për mbylljen e shkollave nëpër fshatrat tjera të Komunës së Kamenicës dhe të ndërpres “reformat” arbitrare, për t’i hapur rrugë debatit dhe vendimeve për të mirën e nxënësve pas konsultimeve me institucionet përkatëse të arsimit dhe në konsultim e koordinim me qytetarët e lokaliteteve përkatëse. PDK kërkon nga Komuna e Kamenicës që tu kërkoj falje prindërve dhe nxënësve të shkollave që i mbajti të mbyllura me vendime arbitrare., si dhe kërkon nga Komuna që të heqë dorë nga paditë gjyqësore për qytetarët që refuzuan t’i nënshtrohen dhunshëm “reformës” në arsim”, thuhet në reagimPDK në Kamenicë i reagon kryetarit të komunës

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Kamenicë kanë reaguar lidhur me reformat në arsim, duke thënë se kjo ka rezultuar si e dështuar dhe ka lënë shumë pasoja te nxënësit.

“Sot kryetari i Komunës e pranoi dështimin e “reformës” së arsimit e cila nisi me një çasje armiqësore me qytetarët, duke u përpjekur të imponoj vendime arbitrare që quan në mbylljen e përkohshme të disa shkollave. Pezullimi i “reformave” nga kryetari i Komunës për shkollat e fshatrave Koretin dhe Topanicë, është rikonfirmim i qëndrimeve të PDK-së se shkollat nuk guxon dhe nuk mund të mbyllen me vendime arbitrare dhe pa konsultim me komunitetin”, shkruhet në komunikatë.

Nga PDK-ja kanë ftuar prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkollat ku kanë ndjekur mësimet mësimet gjithmonë.

“ PDK kërkon nga Komuna e Kamenicës që të rishikoj edhe vendimin e mëparshëm për mbylljen e shkollave nëpër fshatrat tjera të Komunës së Kamenicës dhe të ndërpres “reformat” arbitrare, për t’i hapur rrugë debatit dhe vendimeve për të mirën e nxënësve pas konsultimeve me institucionet përkatëse të arsimit dhe në konsultim e koordinim me qytetarët e lokaliteteve përkatëse. PDK kërkon nga Komuna e Kamenicës që tu kërkoj falje prindërve dhe nxënësve të shkollave që i mbajti të mbyllura me vendime arbitrare., si dhe kërkon nga Komuna që të heqë dorë nga paditë gjyqësore për qytetarët që refuzuan t’i nënshtrohen dhunshëm “reformës” në arsim”, thuhet në reagim

Menu Title