[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përplasje e ashpër, Kamishi e akuzon Arben Vitinë për keqpërdorime



 

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ia ka përmendur Arben Vitisë kontratat e nënshkruara gjatë pandemisë në kohën sa ishte ministër, duke thënë se në atë kohë është dëmtuar buxheti i shtetit.

Ish-ministri Arben Vitia ka dëshmuar në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë Covid 19. Haxhiu i ka thënë se në kohën e tij janë blerë maska, dorëza, veshje mbrojtëse e thasë të kufomave me çmime abuzive e shumëfish më të shtrenjta.

“Çmimet tona në kohën sa keni qenë ministër dallojnë me çmimet në rajon dhe është dëmtuar buxheti i shtetit me miliona euro”, ka thënë Haxhiu.

Por ministri Vitia i është kundërpërgjigjur deputetit Haxhiu duke i thënë se nuk qëndron konstatimi i tij se është dëmtuar buxheti i shtetit në kohën sa ishte ministër.Vitia i tha se në atë kohë nuk ka pas rritje veç në produkte shëndetësore, por edhe në produkte bazike.

Ai ka thënë se i fton të gjitha organet e drejtësisë të merren me të gjitha dyshimet e ngritura lidhur me kontratat e nënshkruara. Ish-ministri Vitia i tha deputetit Haxhiu se më shumë ai po di për prokurorimin e MSH-së se ai.“Më shumë dini ju për prokurorimin se unë”, i tha Vitia Haxhiut.

Por ky i fundit i tha se më shumë di për keqpërdorimet e tij si ministër.“Jo unë më shumë di për keqpërdorimin tuaj, se lidhje s’kam me prokurim”, tha Haxhiu

 

 

Menu Title