[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia jep detaje për rrahjen e sportistit në Gjilan, arrestohen tre persona



Gjatë ditës së djeshme u raportua për një rrahje që ndodhi në qytetin e Gjilanit.Lëndime të rënda trupore nga kjo rrahje pësoi sportisti, Flamur Grabovci.Grabovci me anë të një publikimi në Facebook tregoi edhe gjakun që i ishte lënë mbi trup si pasojë e rrahjes që iu bë nga tre persona.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se lidhur me këtë janë arrestuar tre persona të dyshimtë, pasi që të njëjti kanë sulmuar viktimën, në vendin e tij të punës.Njoftimi i plotë nga Policia: Rr. Adem Jashari, Gjilan 22.02.2021 – 17:50.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Botapress/

Menu Title