.
×

Policia në aksion: Cak, lojërat e fatit në Vushtrri



Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion policor në disa lokacione në Vushtri ndaj bastoreve. Lajmin e ka konfirmuar edhe për Metron Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë, i cili tha se Policia po punon me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend, veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit. Ju konfirmoj se në ketë fazë është duke u implementuar një plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri”, ka thënë Hoxha.

Daut Hoxha, tutje tha se nuk mund të japin detaje tjera deri në implementimin e plotë të këtij plani policor.