.
×

Presidentja Jahjaga i shtërngon duart edhe me presidentin Obama



Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për liderët shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Jahjaga ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook me presidentin e ShBA-ve, Barak Obama, dhe gruan e tij Michelle Obama.

Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në sesionin e 69 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ka zhvilluar takime me homologë të vendeve të ndryshme duke shfaqur të arriturat e Kosovës dhe kërkuar mbështetje të vendeve përkatëse, si dhe njohje të Republikës së Kosovës nga disa vende që ende nuk e kanë bërë.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/politike/jahjaga-ne-pritjen-e-obamas-per-lideret-e-shteteve-pjesemarrese-ne-sesion-e-asamblese-se-okb-25648/#sthash.p3AuVCq3.dpuf