[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prishtina, Gjakova dhe Ferizaj – këto janë shumat që do shpenzojnë për dekorimet në festat e fundvitit



Festat e fundvitit po afrojnë, ndërsa disa nga komunat e Kosovës kanë filluar parapërgatitjet për dekorimet e shesheve .Gazeta ka kontaktuar me disa nga qytetet e Kosovës për të mësuar se sa do i kushtojnë buxhetit të komunave dekorimet për këto festa.Në pyetjet e Gazetës iu janë përgjigjur 3 komuna duke treguar detajet që janë paraparë për zbukurimin në sheshet e qyteteve të tyre.

Komuna e Ferizajt në një përgjigje për GazetënBlic ka njoftuar se për këtë fundvit ka vendosur të shpenzoj 12 mijë euro për të dekoruar qytetin.Kontrata që është lidhur për këtë shërbim është kontratë publike kornizë e lidhur për 36 muaj me titull “Rregullimi dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik në Komunën e Ferizajt”.“Lidhur me pyetjet tuaja për stolisjen/dekorimin e qytetit, ju njoftojmë se ky aktivitet kryhet në kuadër të Kontratës Publike Kornizë e lidhur për 36 muaj, me titull “Rregullimi dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik në Komunën e Ferizajt” me numër prokurimi: 656-18-455-2-1-1”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Komuna ka njoftuar se kompania e cila do ta kryej këtë shërbim është “N.Sh. Besa”, ndërsa dekorimi i qytetit do të ndodhë prej 5 deri më 10 dhjetor.“Fituesi i këtij tenderi është OE “N.Sh. Besa”, kurse periudha kur do të finalizohet dekorimi i qytetit për festat e fundvitit është 5-10 dhjetor. Kosto e përafërt për shpenzim për këtë aktivitet është 12,000€, kosto kjo jashtëzakonisht e ulët krahasuar me vitet pararendëse”, thuhet më tej në përgjigje.

Ndërsa komuna e Gjakovës, dekorimit të qytetit ka vendosur t’i kushtoj më shumë rëndësi, duke planifikuar të shpenzoj 2 mijë euro më shumë se komuna paraprake.Gjakova ka planifikuar të shpenzoj 14 mijë euro për stolisjen e qytetit në fundvit, por operatori për kryerjen e këtij shërbimi ende nuk është caktuar, pasi që tenderi për të konkurruar operatorët ende është mbyllur dhe do të vazhdoj deri më 14 nëntor.“Komuna e Gjakovës tashmë ka hapur tenderin me titull të kontratës “Organizimi i festave të fund vitit në Komunën e Gjakovës”, tender ky që i hapur për konkurimin e operatorëve deri me datë 14 nëntor 2019 dhe vlera e së cilës është 14,000.00 euro. Sigurisht që operatori ekonomik me ofertën më të lire do të jetë fitues. Për më shumë do të mund të vizitoni web faqen tonë dhe aty do të mund të gjeni të gjitha kontratat”, i tha GazetësBlic në një përgjigje komuna e Gjakovës.Ndërsa kryeqyteti i Kosovës, Komuna e Prishtinës, që deri më tani ka qenë një nga qytetet që ka shpenzuar më së shumti sa i përket kësaj feste, kjo e fundit në kontratën e nënshkruar në korrik të këtij viti, ka planifikuar që për 3 vite të shpenzoj 190 mijë euro.Por, në këtë vit ende nuk është zyrtarizuar se sa mundet t’i kushtoj dekorimi, kurse vitin e kaluar Prishtina kishte shpenzuar 75 mijë euro për dekorimin e shesheve në kryeqytet. “Kontrata për dekorimin e qytetit është kontrate kornize për 36 muaj”, tha komuna e Prishtinës.

Menu Title