[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pritet raport i ri për rastin Dehari, ekspertët zviceran kërkojnë informata të reja



 

Botapress 23 Tetor-Në disa takime gjatë qëndrimit dy ditor, ekspertët nga Llozana kanë kërkuar informata të reja.Nga kjo qeli u nxor i vdekur katër vjet më parë.Ndërkohë, rrethanat se si vdiq Astrit Dehari ende nuk janë zbardhur.

Për të hedhur diritë mbi këtë rast, në këtë qeli në Qendrën e Paraburgimit në Prizren,  qëndruan edhe një ekip i ekspertëve zviceran.Këtë herë, ishin dy ekspertë zviceranë në praninë e hetuesve të Policisë së Kosovë, prokurorit special dhe avokatit të familjes, që bënë shikimin e vendit ku Dehari qëndroi për 78 ditë.

E këtu, për herë të parë u zbuluan disa dyer, që lidhin qendrën e Paraburgimit të Prizrenit me stacionin e Policisë në Prizren.

Avokati Tomë Gashi pretendon se kjo ngjallë dyshime të reja, në lidhje me qasjen në këtë hapësirë.Pos vizitës në Qendrën e paraburgimit, ekspertët zviceranë kanë mbajtur disa takime me hetues dhe prokuror gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë.Ata kanë kërkuar informata dhe të dhëna nga institucionet e përfshira.

Ftesën për vizitën në Kosovë, ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër, e ka bërë kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Rastin Dehari aktualisht po e heton prokurori special, Afrim Shefkiu.Të premten, ishte planifikuar një konferencë për media, me rastin e përfundimit të qëndrimit në Kosovë të dy ekspertëve, por që e njëjta nuk u mbajt, ani pse e kishte paralajmëruar prokurori Special.

Menu Title