.
×

Propozimet franceze – Reformim apo fund i zgjerimit të BE?



Botapress, 19 Nentor-Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Tani nga Parisi vijnë propozime të reja – gjithçka sa për të larë gojën?

Me një “non-paper” – dokumentin gjashtëfaqësh, një propozim jozyrtar i Francës për reformimin e procesit të zgjerimit të BE, diplomacia franceze përpiqet të zbusë një pjesë të zemërimit, me të cilin u përplas presidenti francez, Emmanuel Macron në tetor. Në samitin e BE-së në Bruksel ai bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut e me këtë hap ai iu fut qartësisht rrugës së konfrontimit me pjesën tjetër të BE, veçanëriht me Angela Merkelin, dhe presidenten e emëruar të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.Shtatë pikërëndesa në vend të 35 kapitujve

Me orë u grindën krerët e qeverive dhe shteteve të BE në samitin e tetorit, nëse duhet të hapeshin negociatat për të dyja vendet kandidate. Në fund Macron mbeti i izoluar, por nuk u dorëzua. Presidentja e emëruar e KE, von der Leyen vetëm pak më vonë në një vizitë në Paris u shpreh: “Ne duhet të mbajmë fjalën dhe të hapim bisedimet e anëtarësimit.” Një qëndrim i njëjtë me atë të Berlinit, ku pranimi i vendeve të BE shihet si një qëllim i rëndësishëm strategjik.Tani Parisi ofron propozime reformimi, të cilat presidenti i kishte vënë si kusht që të ndizej sërish motori i zgjerimit të BE.

Propozime mjaft të detajuara. Në vend të 35 kapitujve për tematika të ndryshme të anëtarësimit, duhet në të ardhmen të krijohen pikërëndesa, që trajtohen njëra pas tjetrës, thuhet në dokumentin francez.