[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Protesta në Kamenicë ndaj rirorganizimit të shkollave



Një numër i madh i nxënësve dhe prindërve në Kamenicë kanë protestuar sot ndaj riorganizimit të shkollave në këtë komunë. Ata kanë paralajmëruar se do të organizojnë edhe protesta para Qeverisë së Kosovës ngase komuna nuk po bindet për anulimin e reformës në arsim.

Protestuesit poashtu kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit e cila sipas tyre ka lejuar këtë reformë, derisa kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë më 24 shtator.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është zotuar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për riorganizimin e shkollave meqë sipas tij kjo është në të mirën e nxënësve.

Sipas këtij vendimi, shkollat me pak nxënës të mbyllen dhe ata të transferohen në shkollat me numër më të madh të nxënësve.

Menu Title