[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qeveria ia bën qejfin Listës Serbe, tërhiqet nga privatizimi i pronave në veri



Qeveria e Kosovës e ka përmbushur një kusht të kahmotshëm të Listës Serbe rreth privatizimit të pronave shoqërore që gjenden në komunat me shumicë serbe.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka aprovuar kërkesat e komunave të Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit për tërheqje nga procesi i privatizimit të te gjitha pronave shoqërore që ndodhen në këto komuna.

Përmes këtij vendimi, pronësia e të gjitha pronave shoqërore është bartur në pronësi të vetë komunave në fjalë, shkruan Buletini Ekonomik.

“Qeveria ka aprovuar propozimet e Ministrisë së Administrimit së Pushtetit Lokal, që të aprovohen kërkesat e komunave të Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës të objekteve dhe pronave të paluajtshme me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, pas mbledhjes.

Ndryshe kjo kërkesë për ndalim të privatizimit në komunat me shumicë serbe ka qenë kusht i vazhdushëm i Listës Serbe ndër vite.

Kujtojmë se Lista Serbe edhe në vitin 2015 kishte marrë garanci nga koalicioni qeverisës, aso kohe mes PDK-së dhe LDK-së, se nuk do të ndodhë privatizimi i pronave shoqërore në këto komuna.

Menu Title