.
×

QKUK: Operacion i rrallë në Kirurgji Vaskulare



Kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anestezionit, kanë realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjike për të trajtuar një zgjerimin enorm (aneurizëm) të arteries karotide të brendshme në qafë.

Sëmundja është shumë e rrallë, sipas evidencës në librat e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare kjo është ndërhyrja e parë e këtij lloji e realizuar në Kosovë.Nëse nuk trajtohet aneurizma e arteries karotide të brendshme në qafë është e shoqëruar me një rrezik të lartë për sulm në tru, ndërsa e rupturuar me një rrezik të lartë për vdekje.

Pacientes 71 vjeçare, e cila është ankuar për një të ënjtur në anën e majtë të qafës, ndjenjë të shtypjes, pengesa në përbirje dhe ka treguar për një sulm iskemik të kaluar në tru, i është larguar zgjerimi aneurizmatik, ndërsa arteria është riparuar me lidhje të drejtpërdrejt.Pacientja ka qëndruar një natë në Njësinë e Mjekimit Intenziv, ndërsa në ditën e 5-të pas operacionit është liruar nga spitali.Kjo ndërhyrje ka konfirmuar edhe njëherë kompetencën e lartë të stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare për t’u marrë me problemet e arterieve karotide, ndryshimet në të cilat janë një prej shkaqeve më të shpeshta të sulmit në tru.