.
×

Reagon Edi Rama për thirrjen e Veselit në Hagë



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas njoftimit të fundit që dha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, se është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rama thotë se sado e padrejtë është ftesa për luftëtarët e UÇK’së në Hagë, duhet të tregohet e vërteta për të drejtën e fituar me luftë nga populli.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”, ka përfunduar Rama.