.
×

Redaktori i njohur britanik i mahnitur me pritjen: Faleminderit Kosovë!



Gazetari dhe redaktori i gazetës britanike të njohur “Mirror.com”, John Cross është në Prishtinë dhe do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ardhja e kombëtares angleze në Prishtinë ka bërë buj të madhe mediatike në Kosovë dhe Angli, por ndeshja është në planin e dytë për të dy palët, pasi mikpritja e shqiptarëve të Kosovës i ka mahnitur të gjithë.

Cross në rrjetin e tij social Twitter ka shkruar se nuk e ka pritur një mikpritje të tillë në Prishtinë dhe se nuk i ka ndodhur më parë.

“Ditë e lavdishme në Prishtinë. Njerëzit janë tepër miqësorë. Kur ata kuptojnë se jeni anglez, ju merrni buzëqeshje të mëdha dhe mirëseardhjen më të ngrohtë. Ju jep një shkëlqim të ngrohtë. Faleminderit, Kosovë”

“Tre Luanët” të shtunën mbrëma ateruan në Kosovë dhe janë të akomoduar në hotelin “Emerald”. Megjithatë, tifozë të shumtë kanë ardhur gjatë ditëve të fundit dhe sot pritet të jenë edhe më shumë në rrugët e kryeqytetit.

Kosovë – Angli, zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 18:00, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro2020”.