.
×

Rekord teknologjik, Wi-Fi në 700 kilometra distancë



Universiteti Politeknik i Torinos ka vendosur nje rekord teknologjik me shpikjen e lidhjes Wi-Fi midis një sensori dhe një marrësi më shumë se 700 km larg, konkretisht mes Sardenjës dhe Spanjës.

Eksperimenti filloi në vitin 2017 dhe u krye nga universitetet iXem Labs, të cilat gjithmonë janë angazhuar për kërkime në fushën dixhitale, me qëllim ndërtimin e një sistemi autonom dhe alternativ për mbledhjen e të dhënave celulare të zbatueshme në çdo vend, madje edhe në largësi, pavarësisht nga disponueshmëria e energjisë dhe kushtet e mbulimit.

Që sistemi të jetë i qëndrueshëm dhe i riprodhueshëm, kërkohen dy karakteristika thelbësore: konsumi shumë i ulët i energjisë dhe lidhjet në distanca të gjata.

Për ta bërë eksperimentin real, sensorët janë zvogëluar në minimum, të pajisur me antena shumë të vogla (më pak se 2 cm) me energjinë e furnizuar nga dy bateri të thjeshta, alkaline dhe jo të riparueshme.