[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrënimet në Komoran, eskalon situata në një familje ku po rrënohet shtëpia



Inspektorët me urdhër të komunës së Drenasit kanë filluar rrënimet e shtëpivë , të banuara tash e 40 vite, në Komoran.IndeksOnline ka siguruar një video ku shihet se si inspektorët kanë hyrë brenda në shtëpi duke larguar të gjitha gjësendet që ishin aty.

Një banore e kësaj shtëpie ka thënë se një familjare është dërguar pa vetëdije në spital për shkak të rrënimit të shtëpisë.

Ndërsa, të zotin e shtëpisë, sipas saj, Policia e ka arrestuar.Ajo ka treguar se tash e 40 vite dy të moshuar kanë jetuar në këtë shtëpi që po rrënohet.Nga komuna e Drenasit, për IndeksOnline, ka thënë se ky  aksion është realizuar për shkak që pronarët konsiderohet uzurpatorë të pronës publike.

Në këtë hapësirë, sipas komunës, do të ndërtohet një shkollë profesionale

Menu Title