[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sa miliarda euro i kushtuan Francës masat kufizuese kundër Covid-19



Ministri francez i financave, Brune Le Maire, tha se masat kundër përhapjes së koronavirusit i kanë kushtuar vendit 450 miliardë euro apo sa 20 për qind e prodhimit vendor.

QË nga mesi i marsit, qeveria franceze i ka zbatuar disa masa kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit, përfshirë pezullimin e vendeve të punës dhe ofrimin e pagave, ofrimin e huave të garantuara nga shteti dhe lirimin nga taksat.

“Nëse marrim gjithçka që është bërë me buxhetin dhe në përkrahje të bizneseve, shuma është 450 miliardë euro, 20 për qind e pasurisë kombëtare”, tha ministri Le Maire për televizionin BFM.

Ai shtoi se huat e garantuara nga shteti, për të cilat është vendosur një kufi prej 300 miliardë eurove, do të kenë ndikim në buxhet vetëm nëse huamarrësi bankroton dhe garancia duhet të përdoret.


Deri më tani, qeveria i ka buxhetuar 110 miliardë euro në përkrahje të drejtpërdrejtë të ekonomisë, por kjo shifër pritet të përditësohet me rishikimin e buxhetit më 10 qershor, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Gjatë krizës, shteti e ka mbuluar 70 për qind të pagës së punëtorëve të pezulluar nga puna, por ministri paralajmëroi se shuma që u është dhënë kompanive do të pakësohet në mënyrë graduale

Menu Title