[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shefja e Infektivit në Tiranë: Të nxehtit nuk e ndal Covid-19, pacientët po bëhen më keq



Shefja e repartit infektiv në QSUT, Najda Çomo, shprehet se ka rënë tashmë miti se me ardhjen e temperaturave të larta, do të binte dhe virulenca apo përcjellshmëria e koronavirusit.

Në një intervistë për emisionin Open, Çomo u shpeh se gjendja aktuale në Shqipëri është e rëndë dhe se numri i të vdekurve po shtohet ndjeshëm. Mjekja deklaroi se ardhja e temperaturave të larta është kthyer në një faktor negativ për pacientët Covid, pasi ka vështirësuar edhe më tej sëmundjen e tyre.

“Temperaturat e larta ndikojnë shumë. Ndodh që gjendja shëndetësore e të sëmurëve të përkeqësohet si pasojë e temperaturave të larta. Kjo sjell edhe sulmet në zemër. Por grupmosha e prekur nga Covid-19 është ulur rëndshëm, vdekjet po shtohen.

Unë jam sonte këtu për t’i thënë publikut se Covid-19 është një realitet në Shqipëri. Ishte një realitet dhe është një realitet, prandaj duhet të tregojmë kujdes. Hapja nuk do të thotë që ju të rrezikoni jetën e tjetrit.

Unë se kam artikuluar asnjëherë. Nuk ulet transmetueshmëria e virusit gjatë verës. Madje në temperatura të larta pacientët kanë më shumë vështirësi sesa në temperaurat që kishim gjatë 3 muajve të parë. Në pacient i ftohur ka më shumë vështirësi në tempëratura 40 gradë.”– tha doktoresha.

Çomo ka folur gjithashtu dhe për ata persona që janë skeptikë në lidhje me Covid-19, e madje ka shtuar se ka patur ‘mosbesues’ edhe në radhët e bluzave të bardha.

“E kam parë edhe tek kolegët në QSUT, të cilët nuk kanë besuar se COVID-19 ekziston. Nëse nuk e beson personeli mjekësor, si mund ta besojë popullata. Mjekët duhet të japin informacionin e duhuar”, tha Çomo.

Menu Title