.
×

‘Sheherezadja’ përsëri shtatzënë: Fotografohet duke dal nga spitali



Njëra nga aktoret më të preferuara turke Berguzar Korel, apo ndryshe e njohur si Sheherezade është përsëri shtatzënë dhe pret fëmijën e dytë.

Në fillim të shtatzënisë ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Halil Ergenc, e kanë mbajtur të fshehur këtë lajm, por tani e kanë të kotë, sepse barku i saj i rrumbullakosur nuk mund më të fshehët. Aktorja tha se është duke e shijuar shumë shtatzaninë dhe se po ndihet shumë mirë.

‘Siç mund të lexoni nëpër mediume. Unë dhe Haliti po presim fëmijën e dytë. Nuk mundem me fjalë me e përshkrua gëzimin tonë, shtatzënia është një gjendje plotë bekim dhe pikërisht kështu ndihem. Ne jeni të lumtur dhe ju falënderojmë për urimet e mira’, ka thënë Berguzar.

Ajo u kap nga kamerat duke dalë nga spitali pasi që kishin bërë një kontroll. Dyshja u panë shumë të lumtur dhe aktorja pozoi me barkun e fryrë./gazetametro.net