[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Shërohet” Kina, vetëm 25 raste të reja me koronavirus në ditën e fundit



 

Kina ka shënuar vetëm 25 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë numri i viktimave ditën e fundit ka qenë 10, edhe këta persona të cilët kanë qenë në terapi intensive nga javët e fundit.

Shifrat që vijnë nga Kina janë vërtet shumë shpresëdhenëse por në të njëjtën kohë janë statistika të cilat tregojnë se me discipline dhe rregulla të ndjekura sic duhet, ky virus I tmerrshëm mund të parandalohet në mënyrë të shkelqyer.

Kina vazhdon të jetë edhe sot vendi me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus plot 80 mijë e 800 nga të cilët rreth 3100 persona nuk ia kanë dal dot. Ama në krahun tjetër numri I të sheruarve është shumë I lartë 66 mijë e 900 e po ashtu edhe të dhënat e ditëve të fundit janë vërtet të pabesueshme.

Mjafton të themi që vetëm 25 paciente të rinj nga e shtuna në të dielën në të gjithë vendin, janë një numër tmerrësisht I vogël jo vetëm për popullsinë shumë të madh e të Kinës por edhe për mesataren e të prekurve në Europë që po shkon tek shtet e mëdha nga 100 deri në 2500 në ditë.

Kjo situate ka bere qe shume spitale te ndertuara enkas sidomos ne Wuhan te provinces Hubei te mbyllen dhe mjeket e kane konsideruar kete gje nje fitore te madhe.

Menu Title