[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shokuese: Edhe 6 persona humbin jetën nga COVID-19, shkon në 118 numri i përgjithshëm



132 raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë, nga 486 mostra të realizuara në Klinikën Infektive.

Gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe gjashtë persona, duke e quar në 118 numrin e përgjithshëm në nivel vendi.

Po ashtu në Kosovë janë shëruar 83 persona, duke e quar numrin në total të shëruarve në  2.545 raste.

Po ashtu rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

Menu Title