[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpend Bajrami: Tërrmeti, beteja e fundit e shqiptarëve…



Në këtë betejë, humbëm jetë njerzish, ranë viktima fëmijë, të rinjë, pleq, burra e gra, u zhdukën familje, plot 47 viktima, u plagosën mbi 600 persona, u traumatizua një qytet i tërë, u lëndua Durrësi plak.

U ngritën në këmbë i madh i vogël, u ngrit në këmbë e tërë shqiptaria, u zgjuan dhe u turrën në ndihmë fiset e lashta që kishte shekuj që ishin tjetërsuar, që nuk i thonin vetes më shqiptar me gojë, por që në dejt e tyre rrjedh gjak shqiptari, që flisnin një gjuhë tjetër, që kishin luftuar për lavdinë e të huajit, dhe sikur gjaku e bëri të veten, si magnet i tërhoqi, i zgjoi dhe i suli në ndihmë drejt Durrësit plak. Atje ku i thirrte gjaku, ku i thirri gjuha, nuk i ndali as kufi e as njeri, me shpejtësi u sulën dhe arritën në Durrës, pranë vëllezërve të gjakut.

U çuan Malazezët(se janë fisi ynë), nuk u kursyen u hodhën në ndihmë me çkishin dhuruan miliona (2 milion euro), u çuan grekët(se janë epirot, arvanit e suliot), ofkëlluan shqip se vetëm ashtu u pakësohej dhimbja dhe u shtohej dashuria për tokën mëmë, për vëllezërit e gjakut, ata shqip na folën, shqip na ngushëlluan dhe me shpejtësi në ndihmë na dolën! Erdhën italianët se Gjergji kishte lidh paktin e u kishte dal në ndihmë që atëherë.

Vërtet na pushtuan dikur me Perandorinë Romake por atë perandori e mbajtën dhe e ngritën me shekuj perandorë ilir dhe ata bijtë e perandorëve ilir nuk u hamendën shpejt e shpejt mbrritën në Durrës e iu bashkuan betejës sonë! Erdhën turqit, nuk ndejtën duarkryq, ata në zemër të ish kryeqendrës së ish Perandorisë Osmane kan plot 5 milion shqiptar arrnaut, ata ishin kryeministra e minista të turqisë moderne, ishin arkitekt, shkrimtar e shkencëtar, shqiptarët u krijuan shtetin, gjuhën dhe alfabetin, prandaj nuk u hamendën shpejt erdhën në ndihmë!

U zgjuan dallmatët, vëllezërit e gjakut, bijtë e Ilirisë, erdhën, i thirri gjaku ashtu si Malazezët! Erdhën shqiptarët nga Maqedonia, Dardania, Sanxhaku, Lugina, u bashkuan, një dhimbje i bashkoi, i bashkoi dhimbja e Durrësit 3 mijë vjeçar…

Pra, kjo betejë na lodhi, na ndëshkoi, humbën njerëz e prona, por na bashkoi pa llogaritur kufi, zgjoi ata vëllezër që me shekuj kishin harruar se kush ishim mes veti, na bashkoi me arvanitët, arnautët, arbëreshët, dallmatët, dardanët, maqedonët, malsinë e madhe… pra, kjo betejë na bëri më të fortë, më të pasur, më të bashkuar dhe të pajtuar me njëri tjetrin!

Kjo betejë mundi urrejtjen shekullore mes fiseve të vjetra iliro – epirote!

Kjo betejë i tha mjaft më luftës vëllavrasëse; Kjo betejë, ky tërrmet vertet na shkujdi, por edhe na zgjoi, na hoqi pluhurin që na kishte zënë sytë dhe vrisnim e urrenim njeri tjetrin…

Kjo betejë na tregoi se ne mbollëm për të korrur…

Kjo betejë çoi në këmbë miqtë tanë nga Izraeli, ata nuk pyetën se: “a ju duhemi”?; Por thjeshtë u nisën dhe u futën në betejë për të shpëtuar jetën e shqiptarit që dikur i kishte hap derën, erdhën për të ngritur shtëpinë ku dikur ishin strehuar për ti shpëtuar shfarosjes!

U çua në ndihmë si gjithmonë, si për shtëpinë e vet, Zvicra, Amerika, Ruamnia, aleatët tanë që çdo herë i kemi në krah!

Kjo, betejë nuk la pa na e shtri dorën as serbinë që mban inate kundrejt një populli fisnik, edhe ajo u zbut dhe u rradhit pas atyre që vlerësojnë racën tonë të pastër!

Pra, kjo betejë vërtet na bëri më të fortë!

Rroftë populli shqiptar, Rroftë gjuha shqipe që na bashkoi,

ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT!

Menu Title