[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Si do të jetë moti në Kosovë gjatë katër ditëve të ardhshme?



Vijon mot stabil, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat në rritje. Në fundjavë me pak vranësira. Zonat anticiklonike që janë shtrirë në pjesën më të madhe të kontinentit evropian dhe rajonit tonë, do të mbesin dominuese edhe ditëve të ardhshme, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi meteorologjik njofton se nën këto kushte do të vazhdojë të mbajë mot stabil, i kthjellët dhe me diell. Në fundjavë do të ketë zhvillime të vranësirave lokale, por që nuk parashihet të shoqërohen me të reshura.

Në aspektin termik temperaturat do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare, parashikon PW.

“Sipas parashikimeve të fundit, në fillim të javës së ardhshme një sistem frontal nga Evropa Qendrore do të kalojë mbi vend, që mund të sjellë kushte për reshje të dobëta shiu, si dhe rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, njofton PW.

Parashikimi për periudhën 10-13 prill:

10.04 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell 11.04 – Në mëngjes kryesisht kthjellët. Ditën pjesërisht vranët. 12.04 – Ngrohtë, gjatë ditës me pak vranësira. 13.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje do të ketë shtim të vranësirave.

Temperaturat minimale do të sillen nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 19C deri në 21C. Do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, megjithëse do të pësojë rënie.

Menu Title