.
×

Simptomat e diabetit të cilat mund të paraqiten edhe tek fëmijët



Një hulumtim sugjeron që ekzistojnë disa simptoma të diabetit, të cilat i prekin edhe fëmijët mbi moshën 8- vjeçare, shkruan Dailymail.

Shkencëtarët kanë anaizuar informacionet e 4.000 personave të cilët kishin një rrezik të shtuar gjenetik të preken nga diabeti, dhe i kanë vëzhguar ata deri në moshën 25-vjeçare. Ata kanë gjetur, se fëmijët  mund të  kishin nivel më të ulët të “kolesterolit të mirë” që në moshën e hershme, kështu duke dhënë simptomat e para të kësaj sëmundjeje.

Tipi 2 i diabetit është një gjendje, e cila zakonisht diagnositkohen gjatë moshës së mesme ose më vone, pasi simptomat të jenë zhvilluar mirë. Mundësia e prekjes nga kjo sëmundje është duke u rritur, dhe numri i personave të prekur është katërfishuar në 35 vitet e fundit.

Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë të shumtë, duke filluar nga gjenetika deri tek ushqyerja.  Studimet e mëparshme kanë identifikuar përafërsisht 150 variacione të gjeneve të AND-së, të cilat jaë përgjegjëse për këtë gjendje.   Nga ana tjetër me anë të studimeve, janë zbuluar edhe shumë faktorë të jashtëm të ambientit, që mund të jenë përgjejës për këtë sëmundje.

“Është shumë  interesante si ne kemi vërejtur shenja të një njeriu diabetik të moshuar në gjakun e një fëmije”, tha Dr. Joshua Bell.

Detektimi i këtyre simptomave dhe trajtimi i hershëm i tyre është mënyra më e mirë për të parandaluar këtë sëmundje”, shtoi ai.

Studimi është kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Bristol dhe do të prezantohet këtë vit në “European Association for the Study of Diabetes”.