[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skandaloze: A po e fsheh Shqipëria numrin e vdekjeve nga Covid19? U raportuan 509, u vërtetuan 923 vdekje!



Botapress. 21 Nentor – Lajmi bombë që Lulzim Basha plasi të enjten në mbrëmje në Opinion ka tronditur mjedisin mjeksor dhe politik. Lideri i opozitës tha se për efekte propagandistike qeveria ka fshehur numrat e të vdekurve nga pandemia, ose më saktë plot 414 persona që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Basha pohoi se opozita disponon listat e plota emërore sipas datave dhe emrave të atyre që kanë humbur jetën dhe të atyre që nuk janë raportuar në njoftimet e përditshme për numrin e vdekjeve (shiko ketu).

Menjëherë pas kësaj u kundërpërgjigj kryeministri Edi Rama i cili i cilësoi këto deklarata si shpifje të rënda. Një ditë më pas, pra këtë të premte, drejtuesit e spitalit infektiv, me siguri nën trysninë e politikës, i hodhën poshtë këto akuza: “kjo jo vetëm është praktikisht dhe teorikisht e pamundur”, madje duke paralajmëruar se do kërkojnë ndjekje ligjore për Bashën.

Shefja e këtij pavioni, Najada Çomo argumentoi kështu: ” Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese. Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit… Kartelën bashkëshoqëruese të të ndjerit nuk e zëvendësojnë dhe as nuk e ndryshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje vetë humanizmin e autorëve të tyre në një kohë kaq të vështirë për njerëzit. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të parafytyrohej dhe akuzohej si i përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara” – tha Çomo.

Po atëherë çfarë ndodh dhe kush ka të drejtë?
Lapsi.al ka investiguar për të kuptuar të vërtetën dhe ka arritur të ketë akses në dokumentat dhe provat që disponon opozita. Dhe kështu ka arritur të kapë edhe lojën e shifrave.

Sistemi shëndetësor shqiptar ka gjetur një truk për të mpakur për hir të propagandës politike, numrin e vedekjeve nga pandemia.

Dhe ky truk konsiston në faktin se, në shifrën e atyre që kanë ndërruar jetë, nuk llogariten ata të cilët, janë infektuar nga Covid – 19, janë shtruar në njërin nga spitalet e specializuar për këtë qëllim, por më pas kanë vdekur nga komplikacione të njohura, si atak në zemër, insufiçencë renale, apo mushkritë.

Duke qenë se këto efekte të atyre që preken nga Covid 19 janë të njohura, vdekja e tyre dihet se nga vjen.

Kur të vdekurve të kësaj kategorie, në një nga momentet e kalvarit të tyre të gjatë të shtrimit në spital, tamponi u rrezulton negativ, ata nuk llogariten në grupin e pacientëve që kanë humbur jetën nga Covid 19.

Pra të gjithë ata pacientë që shtrohen në tre spitalet që trajtojnë posaçërisht këtë sëmundje, kur dalin prej tyre të vdekur nga mosfunksionimi i njërit prej organeve vitale, shteti nuk i llogarit si të viktima të pandemisë.

Pikërisht këtu krijohet edhe mospërputhja e shifrave që pretendon Basha i cili ka emrat e 923 personave të dalë të vdekur dhe të çuar në morg drejt e nga spitalet Covid, ndërsa qeveria raporton vetëm 509 të vdekur.

Lapsi.al i ka lexuar vetë këto emra që nuk janë “zhdukur” nga listat. Ne kemi parë edhe kartelën e një pacienteje, që për arsye etike nuk po ia përmendim emrin, e cila renditet mes 270 viktimave (127 ka raportuar qeveria) që ka ndërruar jetë në gusht të këtij viti.

Ajo ka qëndruar dy javë e shtruar në njërin prej spitaleve që trajtojnë raste ekskluzivisht me Covid-19. Pak para se të vdise tamponi i sajnë datën 22 gusht ka dalë negativ. Ajo pas vdekjes është mbyllur me qese është shpënë në morg dhe familjarët nuk janë lejuar ta hapin arkëmortin e sah sipas të gjithë regullave të vendosura për ata që humbasin jetën prej pandemisë. Por në kartelën e saj, në zërin shkaku përfundimtar i vdekjes, është shkruar: “Arrest kardio- respirator”.

Dhe, në llogari të fundit, kjo paciente nuk llogaritet mes atyre që rezultojnë si të vdekur nga Covid -19 në statistikat zyrtare.

Pra pikërisht këto raste, ato që janë infektuar, më pas shtruar në spitalet Covid dhe pastaj janë shpënë në morg me kartelën që shënon si shkakun përfundimtar një sëmundje tjetër janë ato që fsheh qeveria.

Dhe këtë e ajo e bën në ndërgjedgje të plotë pasi udhëzimi i OBSH (shiko poshtë) që ka pranuar qeveria shqiptare është që këto humbje jetë konsiderohen të gjitha me shkak pandeminë aktuale.
Partia Demokratike, që me siguri ka aritur të rekrutojë njerëzit e saj në morg, i disponon këto prova. Këtë dëshmoi edhe ‘rrjedhja’ e disa fotove të llahtarshme nga morgu i QSUT drejt e në media.

Pra provat për të cilat Lulzim Basha ftoi prokurorinë ti sekuestronte menjëherë duket se ekzistojnë. Lapsi.al i ka parë realisht ato, ndonëse pa pretenduar të japë verdiktin e tij për një gjë për të cilën duhet të shprehen vetëm organet e drejtësisë. shkruan Lapsi.al percjelle Botapress.

Menu Title