.
×

Tahiri: Kurti po i shkarkon njerëzit për t’i sjellë militantët e partisë së tij



Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër ka qenë skandaloze. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Kurti tani po e tregon fytyrën e vërtetë, duke larguar njerëzit nga pozicionet e tyre.

‘’Zgjedhja e tij, skandaloze. Ka kaluar sa kohë, ende nuk e kemi programin qeverisës”, ka deklaruar Tahiri.

“Sot, me mungesë të vizionit të tij politik, ai ka vendosur të zhvendosë vëmendjen tek largimi i njerëzve nga pozicionet politike’’, ka thënë ai në RTV 21.

“Po e shohim fytyrën e vërtetë të tyre. Njerëz abuzues, po duan t’i kthejnë militiantët e tyre partiakë”, është shprehur Tahiri.