.
×

Takoi Gjuriqin bashkë me Xhelal Sveçlën, flet Arban Abrashi



Botapress, 7 Dhjetor-Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar arsyen e takimit me drejtorin e të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Xhelal Sveçlën e LVV’së dhe Ardian Gjinin e AAK’së.

Abrashi ka hedhur poshtë aludimet duke theksuar se bëhet fjalë për një takim rajonal të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.“Takim rajonal, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, organizuar nga CIG”, tha Abrashi për Gazetën Sinjali.

Përveç Abrashit, Gazeta Express ka raportuar se në Tiranë është takuar edhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes me Marko Gjuriqin.Ndërsa, Vetëvendosje është deklaruar për Gazetën Express se nuk është takimi i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje për Gazetën Express.

Tutje, Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim ka edhe zyrtarë të tjerë nga partitë e tjera nga Kosova dhe nuk është takim i përveçëm.“Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë zyra për media Vetëvendosjes.