[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Të mërkurën votohet Qeveria Hoti, por si do të veprojë Vetëvendosja atë ditë?



Të mërkurën në ora 11:00 do të mbahet seanca në Kuvend për të votuar Qeverinë Hoti, mirëpo Vetëvendosja akoma nuk e di si do të veprojë në këtë seancë ku në fakt do t’i duhet ta lëshojë vendin.

Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes, thotë se nuk e di se si do të veprojnë në seancën ku do të zgjidhet qeveria e re.

“Nuk e kemi diskutuar sepse të jem e sinqertë, vet organizmet e shumta të qytetarëve, thirrjet për protesta, e shpërfaqin pakënaqësinë e tyre për këtë qeveri që po synon të krijohet”, tha ajo në KTV.

Kjo seancë është paraparë të mbahet pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ndryshe, Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se sot do të dorëzoj kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Ndërsa, Kryesia e LDK’së do të mblidhet nesër në orën 16:30, ndërsa më pas do të mbajë konferencë për media kryetari i kësaj partie Isa Mustafa.

Menu Title