.
×

Të ndarë, por ish e fejuara e Stresit bën këtë gjest ndaj nënës së reperit



Megjithëse prej disa muajsh reperi Stresi dhe partnerja e tij Keisi janë ndarë, duket se kjo e fundit ruan relata të mira me familjarët e Stresit.Madje, Keisi e ka uruar sot publikisht ish-vjehrrën e saj, e cila feston ditëlindjen.Prej kohësh Keisi ka treguar se e vlerëson shumë mamanë e Stresit dhe gëzon një respekt të madh për të, ndërsa sot e ka treguar edhe njëherë tjetër.

Ajo ka publikuar një foto me ish-vjehrrën, duke i bërë një urim plot dashuri.“Gëzuar ditëlindjen Shpresa Lushaj! Të uroj nga zemra shëndet e lumturi! Të bëftë Zoti çdo ditë po aq të bukur sa ke shpirtin! Të puth.”- janë fjalët e Keisit në postim, i cili me siguri e ka gëzuar mamanë e Stresit.