[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tefta Kelmendi demanton lajmet për postin e saj: Nuk jam pjesë e diplomacisë kosovare



Teffta Kelmendi ka demantuar lajmet për postin e saj në diplomacinë kosovare siç u raportua në disa media kosovare.

Kelmendi ka thënë se i ka shërbyer Kosovës në poste të ndryshme që nga 2013, mirëpo nuk është pjesë e diplomacisë kosovare.

Më poshtë ju sjellim reagimin e saj pa ndërhyrje:

Tash disa muaj, gazetare jo profesioniste dhe media me qellime te pastra politike e tendencioze, shperndajne informata te pasakta per mua dhe perdorin emrin dhe portretin tim per te sulmuar subjekte e personalitete politike. Une i kam sherbyer institucioneve dhe vendit tim qe nga viti 2013, ne funksione te ndryshme, perfshire edhe detyra ne sherbimin e jashtem, ne pajtim te plote me rregulloret dhe ligjin. Pra, te gjitha lajmet me tituj tendencioz jane shpifje, te pasakta dhe te pabazuara ne gjendje faktike. Per qartesim te opinionit deklaroj se une nuk jam me pjese e misionit diplomatik ne Paris.

Kerkoj nga gazetaret t’i permbahen kodeksit gazetar dhe t’i verifikojne te dhenat me te cilat manipulojne. Ne te kunderten, obligohem te ndermarr hapa shtese per te mbrojtur te drejtat e mia.

Menu Title