.
×

“Tmerron” Hoxha nga Peja: Nuk ekziston djalli, xheneti, xhehnemi e as shpirti



Botapress, 24 Nentor-Drilon Gashi, hoxhë me profesion, për momentin i suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë i ftuar në emisionin nKosovë Show. Aty tregoi pse BIK-u e ka suspenduar nga të qenurit imam në Xhaminë e Vitomericës në Pejë.

Ai ndër të tjera shtoj se djalli (dreqi) nuk ekziston mirë po ai shkoj edhe me tutje duke thënë se nuk ka botë të përtejme e as xhenet e as xhehnem.

“Edhe nëse ka aty mund të hyjë secili që nuk bën punë të liga dhe ai i cili nuk ka njohuri për rregullat që ka zbritur Zoti në Tokë me anë Kuranit, Bibles etj”, ka thënë ai.