.
×

Trajneri i njohur i boksit befason të gjithë



Deontay Wilder nuk e ka goditjen shumë të fortë, sipas babait të Floyd Mayweather – i cili po shikonte fitoren e Wilder ndaj Luis Ortiz nga afër ringut.

Wilder fitoi me K.O ndaj Luis Ortiz në fundin e raundit të shtatë – pas një goditje tejet të fuqishme.34 vjeçari tani po krahasohet me legjendën e boksit, Mike Tyson – për sa i përket goditjeve të fuqishme.

Megjithatë, Mayweather, i cili e ndihmoi djalin e tij të arrijë 50 meçe duke mos u mposhtur, nuk e lavdëroi amerikanin.“Në asnjë mënyrë. Unë nuk mendoj se ai e godet fort”, tha Mayweather Sr.Më pas ai u pyet se si Wilder po krahasohet me George Foreman dhe Mike Tyson.

“Ai nuk është askund afër tyre”, u përgjigj trajneri i boksit.