[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tre deputetë nga partitë e tjera e përkrahin Albin Kurtin



Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se sot është takuar me kryetarët e tri partive të komuniteteve jo shumicë, dhe të tre të zgjedhur nga votat e popullit për deputetë, do t’i bashkohen qeverisë së re.

“Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime” shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime.6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria.

Menu Title