[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

U befasua në ditën e pensionimit, profesori Milazim Krasniqi shpërthen në lot gjatë emisionit



 

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka qenë i ftuar sot në  emisionin Frontal. Ai kishte marrë ftesë dhe kishte pranuar të shkonte në emision për të analizuar situatën politike në vend, por në fakt ai nuk e dinte se ideja e kësaj ftese ishte befasia e përgatitur nga stafi i emisionit Frontal dhe Departamentit të Gazetarisë në UP.

Prezenca e tij në emision përkonte me ditëlindjen e 65’të që është edhe mosha e pensionimit.Për Krasniqin ka qenë e papritur ajo çka iu servua në emision. Madje në një moment ai ka filluar të qajë kur në ekran është shfaqur Memli Krasniqi të cilin nuk e kishte parë që nga koha kur ky i fundit u prek nga Covid 19.

Shikoni më poshtë videon dhe emocionet e shumta që ka sjell kjo befasi për Krasniqin.

V I D E O

Menu Title