[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

U dhanë afër 20 mijë euro për 300 metra rrugë, për pak javë dëmtohet asfalti në Prishtinë



Asfalti i cili është shtruar pak javë më parë në rrugën ‘Adrian Krasniqi’ në Prishtinë, është dëmtuar dhe si duket nga vet kompania. Kjo pasi që një pjesë e asfaltit është prerë edhe pse punimet ishin përfunduar.

Me 1 nëntor të vitit 2019, Komuna e Prishtinës kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë Papenburg&Adriani Company, ku do të bëhet rekonstruimi i rrugëve në lagjen Dodona dhe atë të Muhaxherëve.

Çmimi total i kësaj kontrate ka qenë 248.886,65 euro.

Pjesë e kësaj kontrate ka qenë edhe rekonstruimi i rrugës ‘Adrian Krasniqi’, me një gjatësi prej 370 metra. Në këtë rrugë duhej të bëhej asfaltimi i pjesshëm i shtresës qarkulluese.Totali i kontratës vetëm për këtë rrugë ka qenë 18,981 euro.

Punët në rrugën ‘Adrian Krasniqi’ kanë nisur në maj të vitit 2020 dhe janë përfunduar në qershor. Mirëpo pak javë pasi që kjo rrugë është përfunduar, asfalti i shtruar është dëmtuar.

Në anën e djathtë të rrugës që të shpie në drejtim të Ambasadës së Zvicrës, asfalti është prerë dhe është mbushur me zhavorr e me dhe. Prerja e tij sipas qytetarëve është bërë nga vet kompania.

Veturat po kanë problem me këtë gropë të krijuar pak javë pasi u vendos asfalti. Ndryshe rruga ‘Adrian Krasniqi’ është njëra ndër rrugët më të frekuentuara në kryeqytet, ajo lidhet me rrugën ‘Agim Ramdani’ dhe Lagjen e Muhaxherëve. Madje në këtë rrugë ndodhet edhe njëra ndër ambasadat më të mëdha në vend, ajo e Zvicrës.

Më poshtë keni kontratën kryesore si dhe kontratën vetëm për rrugën ‘Adrian Krasniqi’.

Menu Title