Pas një muaji kërkim gjatë ditës së djeshme Njësia e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur të gjejë trupin e pajetë të Naim Gashit, nga Komuna e Rahovecit. Policia këtë rast po e cilësojnë si vetëvrasje, shkruan Gazeta Botapress.
Policia e Kosovës rastin në fjalë e kanë raportuar si “Vetëvrasje”, deri u theksua se me vendim të prokurorit është tërhequr trupi i pajetë i viktimës dhe është dërguar në institutin mjekësor-ligjor.
Rasti në fjalë mbetet nën hetime. Ndryshe Naim Gashi dyshohet të jetë hedhur nga ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë dhe prej rreth një muaji po vazhdonin kërkimet për të.
Më poshtë raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Xërxë, Rahovec 25.01.2021 – 14:40. Lidhur me rastin, më 22.02.2021, Njësia e Kërkim Shpëtimit e FSK-së ka arrit ta gjejë trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, është tërhequr trupi i pajetë i viktimës dhe është dërguar në institutin mjekësor. Rasti mbetet nën hetime. /Botapress/