.
×

Vajza e britanikut David Haines: ISIS duhet të shkatërrohet! (Video)



“Nuk mund të vazhdojë më kështu. Nuk mund t’iu bëjnë gjëra të tilla të njerëzve dhe pastaj të tërhiqeni”, ka porositur vajza e britanikut David Haines, të cilit islamistët ia kanë prerë kokën.

Bija e David Haines në një intervistë për ITV britanik ka mbështetur veprimin e Aleatëve ushtarakë në Siri dhe Irak, duke thënë se ata duhet të bëjnë gjithçka që duhet për të ndaluar militantët.

Bethany (17), ka thënë se “ISIL” duhet të shkatërrohet.

“Qindra sirianë janë vrarë. Ata duhet për të ndalur. Nëse kjo kërkon sulme ushtarake, atëherë le të bëhet ashtu”, tha vajza që konfirmoi se familja ende nuk e ka marrë trupin e të atit.

“Ai donte të ndihmojë të gjithë. Për të nuk kishte rëndësi raca ose feja. Ai ishte aty për ata që kishin nevojë për ndihmë”, përfundoi Bethany duke shtuar se edhe ajo planifikon që të angazhohen në punë humanitare.

https://www.youtube.com/watch?v=4IQMpCJRhEQ