.
×

Vatikani ka pranuar vendosjen e marrëdhënieve paradiplomatike



Qeveria e Kosovës ka pranuar sugjerimet e Selisë për emërimin e një diplomati në Vatikan, i cili do të vendoste marrëdhënie ‘paradiplomatike

 

Rome  Prishtine

Me qëllim të arritjes së njohjes nga Selia e Shenjtë, Qeveria e Kosovës ka pranuar sugjerimet e Selisë për emërimin e një diplomati në Vatikan, i cili do të vendoste marrëdhënie “paradiplomatike” deri në njohjen definitive të Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, kjo çështje ka mbetur pezull, pasi Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i legjislaturës së kaluar, ka vlerësuar se propozimi nga ana e MPJ-së është bërë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin mbi shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se autoritetet më të larta të Selisë së Shenjtë kanë sugjeruar që të emërojnë një diplomat, i cili do të vendoste marrëdhëniet paradiplomatike deri në njohjen definitive të Republikës së Kosovës.

– See more at: http://politiko.net/vatikani-ka-pranuar-vendosjen-e-marredhenieve-paradiplomatike/#sthash.4mnfAa8N.dpuf